Mes qindra udhëtarëve që kanë mbetur në aeroportin e Stambollit në Turqi, ka qenë edh eish Presidenti Ilir Meta. Ai thotë se kjo situatë me kompaninë Ajërore AirAlbania atij i ka ndodhur dy herë, ndërsa ka sjell edhe dëshmitë e udhëtarëve ku rezulton se anulimi i fuluturimeve dhe braktisja nga kompania janë të përsëritura.
Postimi i Ish Presidentit Ilir Meta
Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu!
Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!
Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business.
Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.
Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s’kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë.
Për mua personalisht është hera e dytë por Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente se justifikimet që zogjtë kanë sulmuar motorët nuk shkojnë më.
Ose të paktën t’i ndryshojë emrin kompanisë!