Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.
Këtë të hënë ai është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posacme, ku i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit.
Pas daljes nga SPAK, Beqaj tha për gazetarët se për të vërtetën e tij do të ballafaqohet në gjykatë.
Kujtojmë se Beqaj po hetohet nën masën detyrim paraqitje për kërë cështje. Ndërsa ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin janë nën masën e sigurisë arrest në burg për akuzat e falsifikimit, shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit.
Nën masën arrest shtëpie janë 2 anëtarë të Komisionit të Ofertave, kurse 4 të tjerët janë me masë detyrim paraqitje.
Akuzat për të pandehurit
Ilir Beqaj ‘shpërdorim detyre”
Ilir Rrapaj ‘Mashtrim’
Klodjan Rjepaj ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Saimir Kadiu ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Marsela Serjana ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Arben Gjata ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Naile Ajazi ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Genc Byrazeri ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’
Petri Mersini ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’