Një ngjarje horror është shënuar në Krujë, ku një nënë 42-vjeçare me iniciale L.K. ka vrarë foshenjen e saj të sapolindur.
Sipas informacioneve nga policia, 42-vjeçarja lindi sot foshnjen në banesën e saj. Ajo pretendoi se fëmija lindi e vdekur, e futi në një qese dhe e hodhi në bregun e lumit të Tapizës.
Policia e Krujës e arrestoi nënën 42-vjeçare duke e akuzuar për vrasje të foshnjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.