Gjatë ditëve të fundit të shumta kanë qenë teoritë dhe spekulimet lidhur me ‘zhdukjen’e Dukeshës Kate Middleton. Por sipas tabloidit “Daily Mail” është bërë e ditur se gjatë fundjavës që lamë pas ajo është parë duke bërë pazare në dyqanin e saj të parapëlqyer. Kjo mësohet të jetë ‘dalja’e saj e parë publike pas muajsh nga operacioni abdominal që thuhet se ka kryer.
Middleton ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princ William dhe sipas dëshmitarëve dukej e lumtur, e shëndetshme dhe e relaksuar dhe të dy së bashku vizituan një nga pikat e tyre të preferuara, rreth një 1.6 kilometra nga shtëpia e tyre Adelaide në Windsor.
“Pas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar, isha i befasuar kur i pashë aty. Kate kishte dalë me Princin William dhe dukej e lumtur dhe me shëndet të mirë”, u shpreh dëshmitari që kishte parë çiftin së bashku.
Sipas Daily Mail, më herët Dukesha Kate Middleton dhe Princi William kishin qëndruar së bashku me tre fëmijët e tyre.
Kjo dalje e Dukeshës Middleton pas gjithë misterit dhe teorive konspirative që dolën për ‘zhdukjen’e saj nga jeta publike thuhet nga mediat britanike së është një levizje që tregon ‘panik’ në Pallatin Mbretëror dhe se nuk kanë një strategji të qartë lidhur me atë se çfarë ata do të tregojnë rreth gjithë situatës së krijuar.