E teksa prej disa ditësh ndodhej jashtë vendit, prefektja e qarkut Fier e pezulluar nga detyra me vendim gjykate u paraqit këtë të hënë në Spak.
WebLajm mëson se znj.Balilaj i është komunikuar masa e marrë në munges, masa e pezullimit nga detyra.
Kjo masë su ekzekutua deri këtë të hënë. Pasi ish Prefektja e shkakrkuar edhe me vendim qeverie ndodhej jashtë vendit për arsye personale.
Proçedurialisht ajo do të duhet që maksimumi deri të premten të dal para gjykatës së posaçme, ndërsa nesër pritet që gjkko të caktojë datën dhe orën e seancës.
WebLajm mëson se aktualisht prokuroria e posaçme ndaj personave që janë në hetim për favorizim me tenderat dhe paratë publike kur znj.Balilaj ka drejtuar Bashkinë Patos, ka nisur edhe hetimin pasuror.
Bankave të nivelit të dytë, hipotekave, tatim taksave, doganave si dhe drejtorisë së automjeteve u është kërkuar infoemacion për asete apo prona në zotërim nga këta shtetas apo familjar të tyre. E po ashtu janë sekuestruar nga Spak deklaratat e pasurisë ndër vite të znj.Balilaj depozituar në ILDKPKI.
Ky hetim ndiqet nga Prokuroria e Posaçme Doloreza Musabelliu.