Duket se tashmë moderatoret mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale. Diçka e tillë pritet të ndodhë në Spanjë ku Influencuesja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të prezantojë reality show-n “Ishullin e të Famshmëve”. Alba Renai nuk ekziston vërtetë, por do të jetë prezantuesja e re e versionit spanjoll të reality show “Supervivientes”.
E krijuar 6 muaj më parë në Shtator 2023, ajo është 24 vjeçe nga Madridi dhe prej atëherë është shfaqur në Instagram si influencuese duke dokumentuar udhëtimet e ndryshme nga Java e Modës në Milano, udhëtimi në Korenë e Jugut e të tjera e tashmë duket se është gati të prezantojë një program televiziv.
Alba Renai nuk ka llogari vetëm në Instagram , por gjithashtu në TikTok, Threads, Facebook dhe Youtube.
Por duket se ajo nuk është tërësisht perfekte pasi lëvizjet e buzëve here pas here nuk i përgjigjen gjithmonë fjalëve, të cilat vijnë me vonesë. E megjithatë sërish ajo do të jetë moderatore në programin e njohur në Spanjë.