Nasip Naço kreu i komisionit të sigurisë kombëtare dhe ish deputet i Lsi, sot deputet ne ps, paraqitet në spak. Ende ska një njoftim për arsyen e fletëthirrjes, ndërsa weblajm mëson se Naço është në cilësin e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Dosja për të cilën z.Naço po jep shpjegime i përket Cez-Dia dhe postit të mbajtur prej tij në vitet 2011-2103 si ministër ekonomie.
Deklarata e Naços për mediat pas deklarimeve prej 90 minuta në SPAK
“Sigurisht që nuk do të doja të isha sot këtu, fakti që jam sot këtu skeptikët dhe ziliqarët do më hedhin baltë dhe do më qëllojnë me gurë, s’i kam marrëdhëniet me ta i kam me qytetarët. Jam thirrur për një çështje penale që ka të bëjë me kompaninë CEZ në Shqipëri. Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor. Unë kam folur me letra, jo me heshtje. Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo edhe me interesat e shtetit, kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike, duke nxjerrë jashtë sistemit disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin gati 20 për qind të tregut të CEZ-it dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe të komunikonte me ta, se sa me qytetarët për të bërë investime. Ky fakt i kurseu buxhetit të shtetit 40 milionë euro në atë kohë, nxori këto kompani në treg të lirë, dhe sigurisht që ata që notonin në ujëra të turbullta dhe spekullonin morën një përgjigje, që pas miratimit të këtij ligji ish-drejtori i CEZ është shkarkuar nga detyra, dhe gjithashtu një emër tjetër Kastriot Ismaliaj, iu ndërpre kontrata”, tha Naço për mediat.