Dy të arrestuarit Haxhiu dhe Beqaraj dyshohen nga hetuesit si sigurues të mjeteve për vrasjen e ish policit të burgut. Para hetuesve ata kanë mohuar akuzën, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e prokurorisë tiranë.
Policia ka arritur që të zbardhë lëvizjen e autorëve pas momentit që kanë djegur makinën e krimit. Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ për t’u larguar nga Fushë Kruja.