Mes personave që kundërshtoi faturën prej 1000 euro për provat që duhet të marrë si person në hetim dhe i përfshirë në aferën e Sterilizimit ishte edhe ish Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj.
WebLajm ka siguruar dokumentin ku 10 të pandehurve u është dorëzuar fatura prej afro 10 mijë euro secili ose 1034000 lekë.
Kjo faturë do duhet paguar paraprakisht dhe të pandehurit të kenë mundësi të njihen me fashikullin hetimorë prej 188.000 faqe prodhuar nga Prokuroria e Posaçme.
Një tjetër shifër ekonomike në rast se ata duan materialet është edhe kosto prej 1500 lekë për USB memorien e lëvizhme në të cilën do të marrin fashikullin e depozituar tashmë në gjykatën e posaçme.
Konçesioni i Sterilizmit aktualisht ka 10 të pandehur dhe dy prej tyre në masën e sigurisë arrest në burg. Konçesioni në vlerën e 120 milion dollarëve sipas Prokurorisë së Posaçme është prokuruar në shkelje ligjore, përfshirë: Konfliktin e Interesit, Falsifikimin e Dokumentave, Mashtrimin me Pasoja të rënda.