Ministria e Drejtësisë italiane në një material 10 faqe i kërkon Spak të kryej hetime e verifikime urgjente ndaj shtetasit Edison Memolla kryebashkiak i Rrogozhinës dhe 7 personave të tjerë.
WebLajm mëson se ky material ka mbërritur në Spak dhe ka nisur puna për të zbuluar nëse Memolla ka apo jo lidhje me një grup kriminal të trafikut të drogës apo është kalim parash nga të afërmit e tij biznesmen.
Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Peruxhias ndërsa kompania e ndërtimit e përdorur për transaksion rezulton në qytezën e Nocera Umbra.
z.Memolla ka jetuar prej disa vite në Itali, ndërsa familja e tij disponon edhe një kompani ndërtimi quajtur “MEMOLLA GROUP Srl” në Umbra nga e cila është edhe transaksioni. Por pala italiane kërkon hetim të thelluar.
Paratë kanë kaluar nga Shqipëria drejt Italisë sqaruan burime pranë Spak për weblajm.com të ndara si shumë totale në disa fatura.
Pas këtij Lajmi, Kryebashkiaku në detyrë ka reaguar nē Facrbokk duke e cilësuar shpifje nga kazani mediatik.
REAGIM!!!
Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim.
Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.
Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t’i mbrojtur ata.
Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë.
Me respekt,
Edison Memolla