Shqipëria luajti mbrëmjen e të premtes ndeshjen miqësore me Kilin në stadiumin e Parmës në Itali në orën 20:45, ndërsa humbi 0 me 3.
Edhe pse një miqësore, për trajnerin Sylvinho nuk konsiderohet e tillë por si një ndeshje e rëndësishme për të cilën kërkon fitore.
Ky do të jetë një test me vlerë për kuqezinjtë që do të provojnë skema të reja dhe lojtarë të rinj përpara Europianit 2024 në Gjermani.
Një ditë më parë, Sylvinho tha në konferencën për shtyp se Kili është skuadër e fortë, megjithatë ai do të kërkojë fitoren. Edhe kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra duhet të luajë e unifikuar si në repartin e sulmit ashtu dhe në atë të mbrojtjes.