Prokuroria e Posacme ka arrestuar kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goron.
Urdhër-arresti për Goron është dhënë nga SPAK edhe për 4 persona të tjerë. Mes tyre shtetasi ke emrin Mihal pronar i tokës me letra false dhe 3 punonjës të qarkut Vlorë.
Jorgo Goro akuzohet për falsifikim dokumentesh në lidhje me një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë tokë në Gjilek të Dhërmiut.
Hetimi për këtë dosje nisi pas denoncimit të bërë nga Fredi Beleri.
Mes të arrestuarve është edhe pronari i tokës për të cilën dyshohet se është bërë falsifikimi i dokumenteve. Të arrestuarit e tjerë, me përjashtim të Jorgo Goros, janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Sipërfaqia e tokës për të cilën po hetohet është ajo e bashkëshortit të Olta Xhackës, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik.
Për këtë hetim u pyet edhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka por ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.
Ky hetim u ndoq nga kreu i Spak z.Altin Dumani dhe Prokurori Ols Dado.
Masat e të proçeduarve ‘arrest shtëpie’ për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, Jerasimo Bashi, detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë dhe ‘arrest me burg’ për Stavri Mëhillin.