*Nga Artan Fuga
Ka operatorë televizivë dhe media online që e kanë humbur aq shumë torruan e lajmit sa në rastin e festave fetare japin vetëm politikanë që festojnë Pashkët, Ramazanin, ngjitjen në qiell të Shën Marisë, iftare dhe jo klerikët e komuniteteve fetare përkatëse.
Besimtarët e vërtetë nuk u interesojnë!
Aq sa duket se festat fetare organizohen nga pushtetarët dhe janë ata që ftojnë klerikët në tryeza ose janë edhe mëkëmbësit e Zotit të Madh në Tokë.
Janë bartësit e të gjitha feve!
Kjo është përdorimi i fesë për propagandë! Lëre kur ato ditë na predikojnë përulje, modesti, c’interesim për interesa egoiste, dashuri për njeriun e thjeshtë, barazi të robëve të Zotit në Tokë, ciltërsi, vepra të mira bamirësie, largim nga pasuria dhe jetë asketike!
Me ta nxjerrë festën nga hundët, të vjellësh!
Të shqyesh gazit!
Si nuk kanë frikë nga Zoti!
Por c’bëhet kështu moooo!