Mamica Kastrioti ishte motra më e vogël e Skënderbeut, e cila pas vrasjes të së shoqit, Muzak Topisë në betejën e Beratit në vitin 1455, mori në dorëzim pronat e tij dhe i udhëhoqi mjeshtërisht ato.
Petrela dhe fortesa e saj çelën portën e pritjes për Mamica Kastriotin dhe familjen e saj, që qëndroi aty për vite me radhë.
Në vendin kodrinoro-malor që ndodhet afërsisht 15 kilometra larg Tiranës, emri i Mamica Kastriotit është gdhendur në sheshin qëndror të Petrelës.
