Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Shkodër në orën 03:40 të mëngjesit në lagjen “Tom Kola”.
Eksplozivi ishte vendosur në portën e oborrit të shtëpisë së 62-vjeçares F.Sala.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht asnjë të lënduar.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin, si dhe për të zbardhur shkaqet.