Air Albania braktis sërish pasagjerët në aeroportin e Stamboll në Turqi duke i anuluar udhëtimin pa u dhënë asnjë shpejgim qytetarëve që kishin prerë biletën.
WebLajm mëson se janë me dhejtra shqiptarë që kishin paguar biletën e udhetimit për sonte në orën 23.35 që të niseshin nga Stambolli, por kur kane vijuar proçedurat e Check In, janë përballur me suprizën e pakëndshme.
Agjencitë ku prenë biletën i kanë njoftuar klientët se Air Albania ka anuluar fluturimin e darkës ndaj u duhet të presin deri të martën për të siguruar kthimin në Shqiperi.
Kjo ka sjell irritim tek pasagjerët që kanë kontaktuar edhe me kompaninë Air Albania por sërish nuk kane marrë një pergjigje. Edhe pse fluturimi për të cilin kanë paguar iu eshte konfirmuar edhe në rrugë digjitale, vetë kompania nuk i jep një arsye për këtë anulim. Kane qenë vetë qytetarët e shqertësuar qe kanë denoncuar skandalin, e për më tepër që nga ana e kompanisë Air Albania nuk jepet një sqarim mbi arsyet e anulimit te fluturimit.
Pak ditë më parë në të njëjtën situatë u ndodh edhe ish presidenti Ilir Meta me dhjetra udhëtarë të tjerë.
Nisur nga te dhenat e biletave të mbërritura në redaksinë e weblajm.com rezulton që për ditën e sotme në Aerporotim e Rinasit nuk pritet asnjë mbërtitje e Air Albania nga Stambolli. Fluturimi i parë nga Stambolli, qe mban të njëjtin numër për të cilët pasagjerët kanë paguar, do te kryhet ditën e martë në orën 6 të mëngjesit, ndërkohe që qytetarët kanë prerë biletat dhe kanë paguar për udhëtimin, në datë 25 Mars ora 23.35 duke planifikuar mjaft orare pune, takimi dhe agjenda personale.
Sqarim / Jo zyrtarisht sqarohet nga burime për weblajm se për shkak të mbylljes së aeroportit të Stamboll është krijuar edhe kjo situatë, Por udhëtarët që kanë përcjell shqetësimin në redaksi thanë se askush sja u ka thënë këtë arsye!