Jorgo Goro, i cili u prangos 2 ditë më parë me kërkes të SPAK do të dalë para gjykatës sot orën 11:30, aty ku peokurori Ols Dado kërkon vazhdimin e arrestit.
Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka po ndërton një investim strategjik në miliona euro.
WebLajm sjell pjesë nga dosja:
Rezulton se sa eshte pershkruar ne shkresen nr. 731 prot., date 18.03.2019. nenshkruar nga Kryetari i Bashkise Himare Jorgo Goro, e cila ka sherbyer me pas per regjistrimin perfundimtar te prones, rezulton te jete rrethane e cila nuk perputhet me faktet dhe te dhënat e pasqyruara ne shkresat dhe regjistrat e protokollit si me siper. Nga keqyrja ne këte rubrike të regjistrit, ka rezultuar se Keshilli i Qarkut Vlore nga ana e tij nuk ka kthyer asnje pergjigje në adrese te Bashkise Himare pas administrimit te kerkeses nga kjo e fundit. Per kete shkak, edhe pas dates 15.04.2023. Bashkia Himare nuk ka marre asnje konfirmim nga Keshilli i Qarkut Vlore, qe lidhet me Formularin nr. 6 apo cfaredo konfirmim tjeter qe ka lidhje me pasurine per te cilen i ka kërkuar ZVRPP Vlore registrimin.
I pyetur ne cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se: “..ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese. Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve. Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne
ligjin e vetegeverisjes vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.
I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1
date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononnte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te sprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave, ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qellim zgjidhjen e konfliktit. I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35.
Ne nje tjeter pike, SPAK ndalet tek tjetersimi i tokes dhe kalimi ne pronesi te Foto Mehillit dhe trashegimtareve, ku nga aplikimi ne leshimin e çertifikates se pronesise, ka nje kohe ndermjetese vetem 5 dite.
“Pavaresisht mungesës se nje verifikimi ne vete dokumentacionin qe vete Bashkia Himare ka rezultuar se posedonte prane saj si dhe ne mungese te nje konfirmimi te domosdoshem nga Keshilli i Qarkut (pavaresisht se ne shkrese referohet se ky
konfirmim ndodhet bashkelidhur), kryetari i Bashkise Jorgo Goro, ka percjelle kerkesen per regjistrim ne raste te veçanta, prane ZVRPP me shkresen nr. 731 prot.. date 18.03.2019 dhe aktet bashkelidhur, dhe mbi bazen e kesaj kerkese, dhe dokumentacionit bashkelidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlore ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtaret) me dokumentin vertetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, date 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gilek. per pasurine me sip. 5512 m2, te llojit truall.”.
Nga verifikimi i kryer ne registrim hipotekor dhe dokumentacionin ligjor perkates, rezulton se prane ASHK-se Vlore, ne date 17.02.2020, ne baze te kerkeses te shtetasit Stavri Mehilli, eshte regjistruar pasuria, registri hipotekor 40, date 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me siperfage 5512 m2, ne emer te shtetasit Foto Pavllo Mêhilli (trashegimtarêt). Nga kjo praktike rezulton se kerkuesi Stavri Mehilli ka aplikuar ne date 12.02.2020, ora 12:48, per sherbimet
“Leshim vertetimi pronesie”, dhe vetem pese dite me pas, date 17.02.2020, eshte pajisur me certifikaten perkatese te pronesise.
Referuar Keshillit te Qarkut Vlore qe ka dhene informacione mbi çeshtjen, rezulton se kalimi i prones eshte bere permes shkresave dhe dokumentave te rreme.
Kaalimi i prones tek Stavri Mehilli, i dha këtij te fundit te drejten edhe per ta shitur, ku bleresi qe do behek investitor strategjik do te ishte Artan Gaci.
“Gjate hetimit jane kryer edhe verifikime prane institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera prane Bankes Intesa Sanpaolo, ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarise (levizjet) ne monedhen ALL (Lekë), rezulton
se ne date 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mehilli, i jane transferuar/kaluar ne llogari shuma 12,677,600 leke me pershkrimin: “Kalim sipas kontrates nr. 296 rep nr. 171 kol date 26.02.2020”.”, thuhet ne dosjen hetimore.
Sipas hetimit të spak rezulton se shkak.i këtij falsifikimi maiv.kryer në bashkëpunim të siperfaqes se tokes truall prei 5512 m2, ka qene me qellim shitjen e saj tek Artan Gaçi.
“Rezulton te jete perdorur nga shtetasi Stavri Mëhilli me qellim regjistrimin e prones, shitjen me pas perfitimin e te hollave sipas çmimit te rene dakord ne kontraten e shitjes me pale blerëse perfaqesuesin e personit juridik, shtetasin Artan Gaci. Nga ana tjeter, procesi i regjistrimit te prones ne fjale eshte mundësuar dhe perfunduar nga veprimtaria e kunderligishme dhe të pa bazuara ne asnje verifikim apo akt zyrtar, si dhe ne tejkalim te kompetencave te organeve te qeverisjes vendore, nga funksionarët publike te Bashkise Himare si dhe nga veprimet ne kundershtim me ligin te nepunesve te ZVRPP Vlorë/ASHK Vlorë.”.
Funksionarët e bashkise Himare, sipas SPAK, dhe specifikisht kryetari i saj dhe drejtori i DMMT, ne kundershtim te plote me gjithe regullimet ligjore dhe nenligjore, marrin funksionet e nje organi tjeter te caktuar me ligji per registrimin e pasurive te paluajtshme në Republiken e Shiperise, duke u shprehur per mbivendosje te pronave, vendosur numra pasurie dhe duke pozicionuar ne terren siperfaqen e tokes e cila me pas i eshte nenshtruar transaksioneve te njepasnjeshme dhe aktualisht eshte në zhvillim prej subjektit privat. “Jorgo Goro, ne bashkpunim, me disponimin mbi nje pasuri shtet (toke bujqesore), ka shkelur
parashikimet e ligjit nr. 9244 date 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokes bujqesore” (i ndryshuar), neni 1 pika 2 e tij, si strukture sheterore pergjegjese per mbrojtjen e tokes bujqesore i ngarkuar
me detyrime dhe pergjegjesi, referuar nenit 4 germa “f” dhe nenit 10 pika 2 të ligjit. Gjithashtu, me veprime konkrete te kryera me dashje dhe ne kundershtim me ligjin, këta dy shtetas kanë shmangur detyrimet qe burojnë nga ligji nr. 107/2014 “Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, duke mos marre masa per zhvillimin e qendrueshem te tij, nepermjet perdorimit racional te tokes, ne rastin konkret, referuar kjo nenit I germa “a”. Me veprimet konkrete të kryera ne funksion te zhvendosjes ne terren të nje pasurie private mbi nje siperfaqe toke e cila i perket shtetit, shtetasit nën hetim, ne bashkpunim mes tyre, kanë pamundusuar te drejtën e
perdorimit dhe te zhvillimit te prones, ne perputhje me dokumentet planifikuese, referuar kjo gërmes “s” te ketij neni. Gjithashtu, me veprimet e tij keta shtetas kanë shmangur detyrimin ligjor per te krijuar kushte te pershtatshme dhe te drejta per gezim të te drejtave të pronesise, në
rastin konkret ato te shtetit. Titullari i institucionit, shtetasi Jorgo Goro, referuar nenit 13 te ligjit eshtë pergjegjes per zhvillimin e territorit vendor. Ne kete kuptim, te gjitha veprimet e kryera ne
funksion te tjetersimit te nje siperfaqr toke arë ne pronesi shtet në favor te privatit, bien ndesh me kete pergjegjesi qe ligji i ka ngarkuar. Shtetasi Jorgo Goro, ne cilesine e kryetarit te bashkise Himare, ne bashkëpunim, me veprime objektive konkrete ne funksion te kalimit pronesor te nje parcele toke bujqësore nga pronari shtet ne favor te individive private, ka shkelur ne fakt të gjitha parashikimet e VKM nr. 994 date 09.12.2015 (i ndryshuar). Funksionarèt e bashkise Himare, specifikasht drejtori i DMMT dhe kryetari i saj, ne kundershtim te plote me gjithe rregullimet ligjore dhe nenligjore, marrin funksionet e nje organi tjeter te caktuar me ligj per regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne Republiken e Shiperise, duke u shprehur per mbivendosje te pronave, vendosur numra pasurie dhe duke pozicionar ne terren siperfaqen e tokes e cila me pas i ishte nenshtruar transaksioneve te njepasnjeshme dhe aktualisht eshte ne zhvillim prej subjektit privat.