Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, doli para gjykatës ku në sallë u njoh me akuzat e SPAK ndaj tij. Goro u arrestua dy ditë më parë në lidhje me urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer më shumë se një here në lidhje me një sipërfaqe toke prej mbi 5512 mijë metra në zonën e Dhërmiut. Kjo sipërfaqe trualli në plazhin e Gjilekësu ble nga biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Pas një seance prej 120 minuta Goro u la në burg. Ndërsa në kërkim mbetet Stavri Mëhilli person i cili i shiti tokën kompabisë së Gaçit.
Sipas SPAK, dyshohet që dokumentet për sipërfaqen e tokës janë falsifikuar nga pronari i tokës, pasi kanë qenë tokë shtet dhe janë privatizuar. Për këtë çështje janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.
SPAK thotë se Goro ka shpërdoruar detyrën në dy raste në lidhje me procedurat për regjistrimin e tokës, çka sipas hetuesve, prona është tjetërsuar nga tokë-shtet për llogari të privatit. Por Jorgo Goro ka pretenduar se thjesht ka firmosur dokumentet e përpiluara nga vartësi i tij dhe se nuk e ka shkelur ligjin.