Një ditë më parë Gjykata e Posaçme me vendimin e gjyqtares Rudina Palloi ka përcejell në Spak vendimin për të hetuar ish kryebashkikaun e Kavajës.
WebLajm mëson se bëhet fjalë për z.Elvis Roshi, i cili tashmë nuk është në detyrë.
Roshi u hetua nga Prokuroria e Kavajës e cila kërkoi pushim çështje. Po për shak të postit dhe kompetencës gjykata e durrësit e transferoi atë në Gjkko.
Në vendimin e dhënë një ditë më parë jo vetëm su pranua konkluzioni me pushim të hetimit por GJKKO kërkoi nga Spak ti thellojë ato.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe spak në seancën gjyqësore duke thënë se kjo dosje ka nevojë pë hetime.
Nga Durrësi ky proçedim erdhi në Janar 2024, ndërsa hetimi pë Roshin lidhet me një kallëzim të deposituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:
1) Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.
2) Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
3) Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall sot në Tiranë, më datë 26.03.2024.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar