Një eklips i plotë diellor pritet të ndodhë më 8 Prill, fenomen i cili ndodh një herë në 7 vite. Eklipsi diellor nënkupton momentin kur Hëna zë sipërfaqen mbi Diellin dhe shkakton hije mbi një pjesë të Tokës, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.
Gjatë eklipsit diellor, qielli do të errësohet dhe temperaturat do të bien.
Fillimisht eklipsi do të mund të shihet dhe shijohet në Meksikë, por ky fenomen natyror do të mund të shihet gjithashtu edhe në SHBA dhe Evropë.
Ai do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë, por kohëzgjatja do të variojë nga vendi, pasi në disa vende do të mund ta shohin për më shumë se 4 minuta, në vende të tjera vetëm 1 ose 2 minuta.
Eklipset janë fenomene natyrore të cilat zgjojnë gjithnjë kureshtje dhe interes, e sidomos kur ato janë të dukshme.