Dy kompanitë ajërore me numrin më të lartë të anulimeve të fluturimeve përgjatë 2023 janë AirAlbania dhe kompania LoëCoast WizzAir.
WebLajm ka siguruar të dhënat nga faqe zyrtare e aviacionit civil në të cilën renditen fluturimet e anuluara për 13 kompani që kanë operuar në vitin 2023 nga Rinas.

Në krye të listët qëndron WizzAir EU me 34 fluturime të anuluara duke shkaktuar vonesa nga disa orë në ditë për udhëtarët, shumica e tyre shtetas shqiptarë. Ndërsa kompania e dytë me fluksin më të madh të anulimeve është AirAlbania e cila ka 12 anulime. E treta në listën e anulimeve është kompania gjermane Luthansa me 11 fluturime të anuluara. AirSerbia ka 6 fluturime të cilat i ka anuluar duke lënë pasagjerët në rinas, ndërsa rikthehet sërish ËizzAir por këtë herë jo Eu por UK me 5 fluturime të anuluara.
Kompania e vetme e cila është shqiptare dhe ka nurmin më të ulët të flutirimeve është AlbaWings me vetëm 2 anulime për 365 ditët e vitit.
Denocnimet e qytetarëve si në rrjetet sociale ashtu edhe në redekasitë e mediave për anulime të shpeshta të udhëtiemve janë thuajse çdo ditë, pjesë e anulimeve nga AirAlbania pak ditë më parë ishte edhe ish presidenti Ilir Meta. Ai mbeti në Stamboll ndërsa shifrat e avioacionit civil faktojnë atë që denocnohet çdo ditë, ëizzair dhe airalbania kanë numrin më të lartë të lënies së pasagjerëve me bileta të paguara në duar dhe pa shërbim.