9 armë zjarri, 4 kallashnikovë dhe 5 pushkë, janë sekuestruar gjatë një aksioni të Policisë së Tiranës të koduar “Repishti” në Rrugën e Rinasit.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 5 persona, mes tyre një 22-vjeçare e cila është police e burgjeve, të cilët trafikonin armët nga Shkodra drejt Tiranës me qëllim për t’i shitur.
Të arrestuarit janë S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.
Armët ishin fshehur në një valixhe në bagazhin e automjetit tip BMW në një parking në Rrugën e Rinasit. Përveç armëve u sekuestruan edhe municione.
EMRAT
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj
Reagimi Taulant Ballës
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për goditjen e grupit prej 5 persona që trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe një ish-efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. Balla thotë se është prioritet dhe detyrë kryesore e Policisë së Shtetit që të godasë këto rrjete kriminale.
“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.
Gjykata Tiranës këtë të enjte me kërkes të prokurorisë i la në burg 5 të rinjtë.