Krimi i organizuar ka kërcënuar bashkëshortin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Saida Dollani, në një rrëfim të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, ka treguar vështirësitë e karrierës së saj si gjyqtare.
Në një episod, gjyqtarja Dollani, që mban postin e zv.kryetares së Apelit të GJKKO, tregon për një rast kërcënimi nga krimi i organizuar ndaj familjes së saj.
“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcenime. Pjesë e kërcenimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve”, tregon gjyqtarja Saida Dollani.