Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini, për një tjetër çështje.
WebLajm mëson se Beqaj shoqërohet nga avokati dhe po pyetet për aferën e fondeve të SASPAC.
Për këtë hetim, SPAK kreu kontrolle në kompaninë Delta Farma dhe restorantin Gzona.
Ky është hetimi i dytë për ish-ministrin Beqaj pas atij të sterilizimit.
Në dalje të Spak avokati i z.Beqaj sqaroi se ata ishin në Prokurori për tu njohur me 700 fashikujt e hetimit të Sterilizimit.