Kokainë, Canabis, Heroinë dhe mjaft prova materiale dhe asete të krimit janë sekuestruar në 6 muaj që Operacionet Sundimi i Ligjit dhe Tempulli janë aktiv. Është Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili ka ndarë me publikun bilancin e këtyre aksioneve shoqruar edhe me një kolazh pamjesh filmike.
Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli” ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj. Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre- shkruan Balla në Facebook