Mes një dosje prej afro 150 faqe Spak ka kërkuar nga gjkko të lërë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish zyrtarëve të bashkisë.
Gjyqtarja Rudina Palloj ka konfirmuar arrest në burg për Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe.
Ndërsa për Deborah Keçi, drejtuese e “Klubin Sportiv Tirana”, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës; Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës; Eglantina Zere, Drejtore e Drejtorise se Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashki e pezulluar nga ky post dhe Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore u caktuat masa detyrim paraqitje.
Për Nestor Muhamellari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k po ashtu u caktua detyrim paraqitje pranë oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndër provat e renditura nga Peokurori Klodian Braho ishin biseda telefonike kompromentuese të nxjera nga telefonat e Administratorit dhe stafit të kompanisë 5D.
Nga hetimet paraprake janë 11 tendera të dyshuara abuziv që ish zyrtarët ja kanë dhënë vetes.
Spak ka nisur edhe hetimin pasusor ndërsa disa asete përfshi edhe kompaninë 5D pritet të kaloj në sekuestro.
Kompania 5D në më pask së 6 vite ka patur një qarkullim miliona euro, bilance të cilat po i nënshtrohen verifikimeve. Administratorit të kësaj kompanie z.Muhamellari Spak i ka sekuestruar edhe dy blloqe në të cilat ai ka patur shënime se si ka ndarë fitimet tek ortakët real të idetifikuar sipas hetuesve me Kodet R, M dhe T.