Parashutisti ngec në Malin e Dajtit, operacioni i kërkim shpëtimit përfundon me sukses.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë dje rreth orës 15:00 pranoi një thirrje nga një parashutist i cili hasi probleme dhe humbi kontrollin përgjatë fluturimit duke u rrëzuar në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit, si pasojë parashuta dhe parashutisti ngecën në një pemë, një skuadër e ShKShMAL u aktivizua për ti ardhur në ndihmë parashutistit dhe për të rikuperuar parashutën nga pema e ngecur, fatmirësisht çdo gjë përfundoi mir dhe pa dëmtime për parashutistin.