Dhjetra gjoba, të proceduar dhe makina të bllokuara është bilanci i një jave pune nga Policia Rrugore e Tiranës.
6 shoferë janë proceduar për vepra penale për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, e konkretisht 3 të dehur në timon, 1 nën ndikimin e lëndëve narkotike, 1 për korrupsion dhe 1 pa leje drejtimi
10,327 gjoba janë vendosur gjatë kësaj jave, nga të cilat: 121 për xhama të zinj, 419 për tejkalim shpejtësie, 331 për parakalim të gabuar, 597 për përdorim celulari, 797 për pa rrip sigurimi, 283 për pa kaskë, 621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 74 për mosrespektim Stop, 49 për sjellje të këmbësorëve, 6.001 për qëndrim të gabuar, 1.034 masa të ndryshme, 38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.
Ndërsa 42 mjete janë bllokuar, prej të cilave 3 me targa të huaja për verifikim, 30 për detyrime të palikuiduara, 1 pa dokumentacion dhe 8 janë spostuar me mjet ngritës.