Një vajzë shqiptare 21 vjeç ka humbur jetën në një aksident të frikshëm në Greqi, së bashku me një 68-vjeçare, pasi të dyja u përplasën nga një makinë teksa ishin duke pritur autobusin në stacion.
Aksidenti i rëndë ndodhi në qytetin Veria të shteti fqinj. Makina, siç raporton shtypi grek, humbi kontrollin dhe doli në anën e kundërt të rrugës duke i shkuar përballë stacionit të autobusit dhe mori përpara dy këmbësoret. Dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte humbur ndjenjat.
68-vjeçarja përfundoi disa metra larg nga goditja e fortë duke humbur jetën menjëherë. Kurse 21-vjeçarja shqiptare, e identifikuar nga mediat greke si Elisa Doka, u transportua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.
Shoferi 64-vjeçar që shkaktoi aksidentin u arrestua nga policia greke.



