Greqia do të mbyllë pikat kufitare me Shqipërinë duke filluar nga data 2 deri më 4 Prill. Shkak është bërë një grevë e organizuar nga sindikatat greke çka do të thotë se pikat e kalimit kufitar të Greqisë do të jenë të mbyllura të gjitha, përfshirë edhe ato me Shqipërinë, që janë Kakavija, Kapshtica, Qafë Bota në Sarandë dhe Tre Urat në Përmet.
Në këto pika kufitare do të lejohet vetëm kalimi i këmbësoreve pa asnjë bagazh apo valixhe. Ndërsa të gjitha llojet e automjeteve nuk do të lejohen të kalojnë. Përjashtime do të ketë vetëm në rastet e urgjencave shëndetësore.
Pala greke e ka njoftuar Policinë Shqiptare për bllokimin e qarkullimit për shkak të grevës së tyre. Qarkullimi normal në doganat me Greqinë do të nisë nga data 5 Prill.
Njoftimi Ambasadës Shqiptare në Athinë
Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek:
Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024
Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2024,
Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.
Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.
Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.
Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë.