Kompjuterat në selinë qendrore të Partisë së Lirisë kanë rënë pre e një ndërhyrje të paligjshme.
Për këtë situatë, kjo forcë politike ka bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës. Organi i akuzës e ka regjistruar kallëzimin dhe ka pyetur 6 persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Hetuesit po kqyrin kamerat e subjekteve përreth dhe të vetë selisë së PL. Prokuroria e Tiranës
ka sekuestruar SVR dhe hard diskun e ri që në kallëzim pretendohet se është i ndërruar.
Të martën për këtë hetim do të ketë një takim mes grupeve të punës së OPGJ-ve, policisë dhe prokurorisë.