Me javë e me muaj, jo një po dhjetra herë Erion Veliajn e kanë dërguar në Spak. Ama Spak asnjëher se ka kërkuar edhe pse lajmet janë shkruar. Nëse Spak sot fton si deklarues, dëshmitar apo person të proçeduar këdo. Zor se ai që kërkohet, mundet ti thotë JO: sdua të vi! Qoftë edhe Kryebashkiak e po aq Kryeministër. Siç nuk i tha dot jo as Politikani më i Pushtetshëm dje dhe sot Kryeopozitar Sali Berisha e po ashtu as zv.Kryeministri i arratisur.
Një javë nga Prangat e disa ish drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë. Erion Veliaj u distancua publikisht. Po edhe bëri shumë mirë, pasi edhe mund të heshte! Ai nuk foli as për dardha e as për fruta, “kush ka shkelur ligjin të përballet me drejtësinë” u shpreh.
Ai i vlersoi bashkëpunëtorët për sa ka ndarë rrugëtimin e punës me ta, e po aq u tregoi vëndin për abuzimet. Redi Mollën e Mariglen Qaton ai me firmën e tij i ka shkarkuar, kohë në të cilën Spak as kishte nisur ti hetonte. Shkarkimi se sndryshon aspak faktin e “super pushtetit” që ata kanë patur, kjo referuar edhe dosjes së Spak.
Një gjë është e vërtet dhe publike sot. Aq sa qyteti sheh-flet dhe vlerson: disa drejtor Bashkie kanë prepotencë dhe arrogancë të pashoq, ndoshta Spak u tregon edhe atyre shpejt sa sështë vonë vendin dhe faktin, se janë thjesht shërbyes publik dhe jo të paprekshëm abuzes.
A do shkoj Erion Veliaj në SPAK?
Nëse Spak se thërret do bëj gabim!
E nëse e thërret, njëher e mirë Spak duhet ti thotë publikut: a ka hotel Lali? siç thotë sms i punonjëses që Redi Molla dhe Mariglen Qato e paguante me rrogë qesharake!
Spak duhet të thotë: a ka firmosur Veliaj kontratën e Inceneratorit apo tjeter autoritet kontraktor i hapi rrugën?
Reagimi Veliajt mbështetur nga Rama, e lexuar ndryshëm nga kundërshtarët politik. Lexuar deri në një përplasje politike!
Ka një ndryshim thelbësor mes atyre që e quajnë proçes të stisur politik apo dirigjim të spak me regji. Në atë reagim publik ai pranon atë që shumë kush se beson ende. Spak as ndalet e as dirigjohet nga Rama, apo cilado elitë politike.
Veliaj e bëri hapin e tij. Çdo kush që punon gabon, ama të “pagabueshëm” hajdut kemi parë plot. Vetëm se kur i troket drejtësia ata se quajnë normalitet, por sulm politk.
Ndaj RRUGA E POLITIKËS KALON NGA SPAK!