Thuajse çdo ditë Spak ka përgjuar nga 10 telefona (pajisje fundore përgjatë vitit 2023). Në raportin e punës dhe bilancit përgjatë 2023, Spak thotë se ka përgjuar në total 3335 telefona ose afërsisht 10 në ditë përgjatë 365 ditëve kalendarik. WebLajm mëson se ndër telefonat e përgjuar një numër i konsiderueshëm i përket zyrtarëve të lartë, biznesmenëve si dhe grupeve kriminale. Në ketë shifër prej 3335 nuk futen telefonat e sekuestruar pme vendim gjykate e më pas nënshtruar ekzaminimeve për nxjerrje provash.
Pjesë nga Raporti i SPAK
Sa i takon metodave proaktive për ndjekjen e hetimeve penale përmendim se, vijon të
intensifikohet dhe ritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë nëpërmjet krijimit të skuadrave të Pěrbashkëta Hetimore, ku vetëm në vitin 2023 janë krijuar 10 prej tyre, nga 25 Skuadra të cilat janë aktive nẽ total nẽ Prokurorinë e Posaçme, që nga krijimi i saj.
Cilësojmë se, ka pasur rritje tẽ aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin
gjithashtu sekuestro edhe i provave aplikimi materiale, metodave tê posacme tê hetimit pergjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe metoda e vëzhgime, kontrolle, simulime, letërporosi, agjentë të infiltruar etj.), ku përgjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën pērgjimit për 186 procedime penale ku, janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim)