Blegtorët shqiptarë kanë protestuar sot në autostradën Lushnje-Fier për uljen e çmimit të qumështit të tyre nga fabrikat grumbulluese.
Fermerët shkuan me traktorë në vendin e protestës që ishte paralajmëruar një ditë më parë, një model ky i ndjekur edhe nga fermerët në Europë. Por ndryshe prej tyre, nuk e bllokuan qarkullimin në autostradë, por në shenjë demonstrative derdhën në rrugë qumështin.

Blegtorët protestojnë për uljen me 10 Lekë të reja të çmimit të qumështit, mungesën e subvencioneve si dhe kërkojnë nga instancat shtetërore që të ushtrojnë kontrollet e duhura në këtë sektor.