Në fushën e lojës Pattizani-Vllaznia u ndanë në barazim, ndërsa kuq e bluve su mungoi mbështetja nga tifozi Shkodran Arben Kraja.
Ish kreu i Spak si Shkodran se ka fshehur mbështetjen për ekipin e vendlindjes.
Ai ka qenë në stadium pranë tifozëve kuq e blu, ndërsa ka shijuar lojën edhe me një birrë .


Klasikia mes Partizanit dhe Vllaznisë u nda me rezultatin 0-0 . Të shumtë ishin ato qe ndoqën në shkallët e stadiumit Air Albania.
Në këto pamje qe sjell WebLajm shikohet edhe prokurori i Spak Arben Kraja.
Ndryshe sa jemi mësuar ta shohim me veshje serioze dhe me kollare këtë herë ai i ka zëvendësuar më ngjyrat kuq e blu të Vllaznisë së Shkodrës nga është vendlindja e vetë Z. Kraja.