Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë për korrupsion aktiv pasi tentuan t’i jepnin ryshfet Policisë Rrugore, 50 Euro në një rast dhe 10 mijë Lekë të vjetra në rastin tjetër.
Konkretisht, shtetasi me iniciale, S.B 20 vjeç, i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi O.D 40 vjeç i cili u konstatua nën ndikimin e alkoolit!
Të kapur në shkelje këta shoferë kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.