Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i trafikantëve në Vlorë, në një operacion të përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Sipas mediave italiane, banda shqiptare me 22 persona, 13 prej të cilëve u arrestuan, vepronte mes Gjermanisë, Italisë dhe Shqipërisë.
Aksioni anti-drogë u koordinua nga autoritetet italiane në Bolonja. 26.5 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë u sekuestruan në total.
Sipas hetimeve të palës italiane, shqiptarët trafikonin çdo javë disa kilogramë drogë në Gjermani dhe Itali dhe ua shisnin shqiptarëve të tjerë.
Hetuesit italianë thonë se kanë monitoruar udhëtime të shumta të korrierëve shqiptarë nga Gjermania në Itali.
13 persona u arrestuan në total në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, nga të cilët 3 prej tyre në Vlorë; Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.