Ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe prej orës 10 ndodhet në ambjentet e Spak.
Ai u paraqit në praninë e avokatit të tij ndërsa po merrer në pyetje.
Ende nuk dihet përse, ndërsa jozyrtarisht weblajm mëson se ndaj Tushes ka një tjetër hetim që lidhet për fshehje pasurie. Spak ka gjetur prova të cilat e përfshijnë Tushen me prona të padeklaruara.
Ai u dënua me kërkes të spak me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.