SPAK kërkoi të martën dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, të akuzuar për masakrën e Lushnjes më 11 Tetor 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Sipas SPAK, objektiv në këtë atentat ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por mundi të shpëtonte. Nga të shtënat mbetën të vrarë dhe të plagosur miqtë e tij.
Në dosjen e SPAK të siguruar nga WebLajm, ku kërkohet dënimi për Laert Haxhiun, është përfshirë edhe një përgjim ambiental dhe telefonik ku Haxhiu bisedon me Orgest Bilbilin në vitin 2020 për një tjetër vrasje, atë të Gerti Lalës me pseudonimin “Iriqi” në Lushnje më 8 Korrik 2010.
Për këtë ngjarje Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar si të dyshuar por më pas janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Vlorës, për shkak të ndryshimit të thënieve gjatë gjykimit të nënës së viktimës.
Në këto përgjime, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt, se me të dalë do ta marrin hak ndaj nënës së viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili.
Laert Haxhiu: .…ta nxjerri kështu ai ta hapi çantën ja ku i ke se thon kështu këta ou se lek duan p…. e motrës për lekë e bëjnë këta….Di shtyp kokën unë atyre kur të dal do tja q… motrën….ore që do të dal do dal unë stë mban njeri brenda kur ske bërë gjë është muhabet kunji të na i ngecin ne……….I thashë atij shefit të rendit ti sa merr ne muaj i thashë që i con në shtëpi, unë i prish në ditë , tall k…ai më tha mu që je në bashkëpunim me tjetrin.
Orgest Bilbili: E çna bënë ne kta p… e motrës- të q…plakën.
Laert Haxhiu: Ç’e vret mendjen shumë ti na këtu u k…. e ke seriozisht ti.
Orgest Bilbili: Për plakën po e vras mendjen……une skam asnjë provë asnjë gjë, kot me hamendje të plakës, ku më njohe ti ku më pe ti. Më tha bluzja e kuqe tha ai e ku e pe ti ca pantallona kisha vesh, se di , po ca dini ju , ku e pe ti ca pantallona kisha veshur.Opo për te folur ja q….motrën unë po ishalla sja marrin për bazë të plakës.
Laert Haxhiu: …Në bashkëpunim e po do ta thoshte ajo ishte filani e kupton …do ta thoshte emrin tim…… na akuzojnë padrejtësisht kanë qënë dëshmitarë këta , kanë qënë ata, u cova në këmbë unë do të q,…..motrën ty i thashë asaj unë do të bjerë radha dhe ty i thashë.
Orgest Bilbili: Ç’a thu……….Më akuzonin mu për vrasje dhe nuk je ti , qysh.
Laert Haxhiu: .… ja shikoje…un ja q..motrën , e djeg komplet atë……
Orgest Bilbili: Po kur , apo na kanë në përgjim.
Laert Haxhiu: E të kisha bërë ou direkt brenda……..une ja q… motrën atij sa të dal njëcik .Une e kam gjithë shtetin mik sme rr… për këta të Lushnjës, këta janë kokmorr bëhen garipa nga Tirana ta marr unë avokatin , qysh e mban ti tjetrin pa asnjë lloj prove , plaka srri gojë mbyllur , qysh më akuzoke ti unë do tja q….motrën ti them nqs dal që këtu do ti djeg si familje si më akuzon plaka e tij …ai ma ka vra dhe mu cunin e xhajës pse se kapën këta.
Orgest Bilbili: Kur të dalim nga burgu dalim të keq fare ne…..do t’u dali mendja kur të dalim nga burgu….
Në dosjen e SPAK sqarohet e gjithë dinamika dhe masakrës së Lushnjes në vitin 2017, ku thuhet se vrasja e mbetur në tentativë ndaj Xhulio Shkurti, konkludohet se është kryer për hakmarrje referuar historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.
Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares (Alfred Shkurtit) i ka djegur shtëpinë xhaxhait të të pandehurit Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiut, fakt që evidentohet nga vendimi gjyqësor i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Në vijim në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laert Haxhiu, Klodjan Haxhiu. Pavarësisht faktit se kjo çështje është pezulluar për moszbulim autori, xhaxhai i Laertit shtetasi Shkëlqim Haxhiu ka akuzuar për këtë rast bandën e Aldo Bares.
Për vrasjen e dyfishtë në Lushnje në vitin 2017, GJKKO ka dënuar më herët me burgim të përjetshëm edhe dy bashkëpunëtorët e Laert Haxhiut, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.
Aktualisht Laert Haxhiu po gjykohet në mungesë pasi ndodhet i arrestuar në Greqi ku u kap disa muaj më parë në Janinë gjatë një ndjekje policore me autoritetet greke.