E ndodhur në mes të bllokut “vila 31” apo rezidenca e diktatorit Enver Hoxha prej disa ditësh po i nënshtrohet restaurimit.
Ajo që bie në sy është mungesa e një tabele apo projekti informues si do të bëhet, ndërsa punimet kanë nisur me heqjen e vetratave, tjegullave dhe orendive të ndryshme.
Më herët qeveria shqiptare restauroi vilën 30 apo ish rezidencën e Mehmet Shehut, vila në të cilën Shehu jetoi deri ditën që u gjet i pajetë brenda saj dhe ngjarja u konsiderua vetëvrasje. Ajo sot përdoret masivisht si rezidenc e qeverisë, kabinetit dhe për pritje të delegacioneve të huaja.