Drejtuesja e Kadastrës Dallandyshe Bici dhe Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterëve Mimoza Sadushi kanë firmosur këtë të shtunë një marrëveshje bashkëpunimi.
WebLajm mëson se fokus i saj është, shmangia e burokracive dhe zgjidhja e problemeve teknike që në disa raste kanë vonuar shërbimin ndaj qytetarëve.
Transaksionet e pronave janë të lidhura mes dy institucioneve: Kadastrës dhe Noterëve të cilët ndjekin kalimin e pronësisë dhe pagesave në çdo hap.
Kjo marrëveshja është prezantuar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
📍Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve, ku me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë ⚖️ u nënshkrua edhe një 📜marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për përmirësimin e shërbimin ndaj qytetarëve. 🤝
✅ Ministria e Drejtësisë, si organ monitorues, është e angazhuar për adresimin e çdo problematike në këtë sektor që ndikon në shërbimin ndaj qytetarëve! ⚖️

