Një 36-vjeçar shqiptar ka vdekur në burgun e Koridhalos në Greqi teksa ishte duke bërë ushtrime në oborrin e burgut.
36-vjeçari ishte arrestuar 1 muaj më parë dhe ishte në paraburgim pasi akuzohej për abuzim seksual ndaj vajzës së partneres së tij, që prej vitit 2013 kur ishte ende e mitur. Ai jetonte me partneren dhe vajzën e kësaj të fundit që e kishte nga një martesë e mëparshme.
Sipas shtypit grek, ai ishte duke u ushtruar në oborrin e burgut të Koridhalos kur u ndje keq dhe u rrëzua përtokë. Një ambulancë u lajmërua për ta transportuar në spital.
Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë gjatë rrugës dhe u konstatua vdekja e tij.
Autoritetet greke kanë urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.