3 ish-zyrtarë të Bërxullës dhe një biznesmen janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 7500 m2 në Bërxullë.
WebLajm mëson ekskluzivisht se të përfshirë në këtë skemë janë ish-zyrtarët Ymer Marku në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, ish-kryeplaku i Bërxullës Agim Loci dhe Kujtim Balliu ish- përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës. Këta akuzohen për shpërdorim detyre.
I arrestuar është edhe Kujtim Allmeta për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe pastrim parash.
Prokuroria e Tiranës kërkon edhe sekuestrimin e 7500m2 tokë ‘Arrë’ e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 100 milionë Lekë të vjetra.
Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të Kujtim Allmetës nga kryeplaku i Fshatit Bërxullë Agim Loci dhe kryetari i Komunës Ymer Marku, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.
Kujtim Balliu nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë dhe ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit Kujtim Allmeta pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij.
Hetimi për këtë dosje ka nisur në vitin 2020, ndërsa janë ndjekur nga Prokurori Ardian Dyrmishi. Masat e sigurisë janë mriatuar nga dhoma penale e gjykatës tiranë.
Gjykata penale ka vendos të lërë në qeli Ymer Markun dhe 3 persona të tjerë. Ndërsa ka liruar vetëm Kujtim Balliun për arsye shëndetësore.