Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është vlerësuar nga revista prestigjioze “Time” si një nga 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë.
Në intervistën e dhënë për këtë revistë, e cila në kopertinën e saj kishte pikërisht yllin e muzikës pop, ajo u shpreh se beson në fuqinë e manifestimit duke shprehur gjithnjë synimet e saj.
“Gjithmonë kam planifikuar të ardhmen. Edhe pse lindin surpriza, të cilat unë i vlerësoj, gjithmonë ka një synim më të madh”, është shprehur këngëtarja.
Ajo nuk la pa përmendur edhe fëmijërinë e saj në Kosovë dhe rëndësinë për të ndryshuar perceptimin e botës për Kosovën si një vend që nuk duhet të identifikohet vetëm me luftën.
Sa i përket sukseseve të saj më të fundit,ylli i muzikës pop ka pesë këngë të cilat janë ngjitur në Top 10 e Billboard-it në SHBA.
Gjithashtu ka provuar veten edhe kinematografi ku kujtojmë se mori pjesë në filmin e shumë komentuar “Barbie”, në rolin e një sirene dhe këndoi kolonën zanore të filmit, e gjithashtu u shfaq në filmin “Argylle”.
Aktualisht Dua Lipa është duke punuar për albumin e saj të tretë “Radical Optimism”, i cili do të publikohet në fillim të muajit Maj.