Prokuroria e Posaçme institucioni i ngjizur nga reforma në drejtësi me 140 vota ka bërë që sot shqiptarët të jenë të gjithë me TË.
POPO, shumë shpresojnë
Shumë anatemojnë
Shumë vlersojnë
Shumë janë ende skeptikë
Por të gjithë dinë një gjë: SPAK me ligj i ndalohet të jetë pjesë e politikës, të replikojë me politikën në debate studiosh e aq më tepër të kërkojë vota.
Në moçalin e politikës tripolare e mbi tre dekada, Spak ka sot besimin publik më të madh në vend.
Sot Spak shihet si e vetmja opozitë e cila me dosje e hetime po largon ata që vota smund ti largonte kurrë dhe qytetarët ishin dorëzuar.
Presidenti Ilir Meta, i cili është një nga qindra subjekte të Spak: ka sfiduar se po heton Spak.
Fortë mirë bën e do zoti i nxjerr të palarat Spak-ut. Por sëpari, opinionit publik, votuesve qytetarëve dhe medias duhet ti thotë: kush gazetarë janë tek “metamorfoza”.
Gazetarët që takohen me Dumanin e jo vetëm, kanë emër mbiemër e media ku punojnë.
z.Meta tha se Dumani është takuar me McGonigal! Rezulton dhe rezultoi e pavërtetë!
z.Meta tha se Altin Dumani ka kushëri Nuredin Dumanin (një vrasës me pagesë) rezulton një e pavërtetë e madhe! Sëpari, proçedurialisht z.Dumani është prokuror i çështjes i cili e hetoi zbuloi e izoloi në burg. Po ta kishte kushëri ka konflikt interesi dhe dosja si lejohet ta hetojë.
z.President: Ju keni qenë përballë Spak e medias disa herë. Skeni patur këtë gjuhë e po aq tension.
Jeni në të drejtën tuaj të thoni çtë Doni. Siç thanë e thonë kasta e politikës.
Mazhoranca e quan Spak se anon nga ta
Ju e quani torollak
Më brilanti është doktori i cili ka kuptuar se Spak, Skap siç ai o thotë ankimohet në rrugë gjyqësore.
Rikthyer tek media? Media është ajo e cila ju jeni përbetuar se e mbroni doni e vlersoni.
Tani o tregoni me emra o kërkoni ndjesë publike.
Spak stakon gazetarë e gazetare që dalin në dosje me euro e dollar. Spak nqs se dini, ka mbi 5 proçedime penale për media pronar media e gazetarë të përfshirë në krimin e organizuar e pastrim parash.
Spak nuk është Dumani
Spak janë 18 prokuror
Spak janë qyetetarët që ende shpresojnë
Spak sështë aspak siç e etiketoni ju, Torrollaku por është shpresa e fundit se ky vend mund ende të jetohet!
Ndaj sot ju, ne ata ato, shqiptarët jemi me sy e vesh në SPAK. SEPSE SHQIPËRIA VLEN MË SHUMË SE KARRIKJA APO PARTIA!