Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur mbështetjen për SPAK dhe prokurorët e saj, pas deklaratave të Ilir Metës në adresë të drejtuesit të SPAK Altin Dumani dy ditë më parë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se dënon sulmet ndaj SPAK-ut dhe se do të mbështesë të gjithë prokurorët që i japin fund pandëshkueshmërisë.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
🇦🇱 Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato…
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 17, 2024