Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ankim të gjykatës së lartë e cila kërkoi që të interpretohej dhe shpallej antikushtetues gërma ë e nenit 491 të Kodit të Proçedurës Penale.
Nëpërmjet ankimit kushtetuese gjykata e lartë kërkoi “Shfuqizimi i shkronjës “ë” të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, si e papajtueshme me nenin 39, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë me Konventën Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, e ratifikuar me ligjin nr. 8322, datë 02.04.1998 dhe protokollet e saj shtesë”.
Ky proçes u nis pas kërkesa për ekstradimin e një shtetasi shqiptarë në Itali, për të cilin shkalla e parë e dhomës penale tiranë pati dhënë pëlqimin dhe lejimin. Apeli e refuzoi me argumentin se vepra penale është parashkruar ndërsa dosja përfundoi për rekurs në gjykatën e lartë.
Por Gjykata e Lartë sipas Kushtetueses përpara se të ankohej për ligjin do duhet ta shqyrtonte atë duke shpjeguar se cilin ligj merr si referues në çështjen në fjalë thotë Gjykata Kushtetuese:
Për sa më sipër,
Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se Gjykata e Lartë e ka ngritur çështjen kushtetuese pa identifikuar qartë se cili është ligji i zbatueshëm. Thënë ndryshe, çështja kushtetuese është bazuar mbi premisa teorike në lidhje me (mos)zbatueshmërinë e normave ligjore me fuqi të ndryshme juridike dhe në kuptim të parimeve kushtetuese, konkretisht atij të hierarkisë së akteve ligjore, ndërkohë që Gjykata e Lartë nuk duket të ketë vënë në dyshim zbatueshmërinë e nenit 10, paragrafi 2, të KEE-së sipas Protokollit të Katërt Shtesë për shkak të qenies së kësaj Konvente e vetëzbatueshme. Megjithatë, për sa kohë që një analizë e tillë shteruese mungon në vendimin e Gjykatës së Lartë, i takon kësaj të fundit që në ushtrim të kompetencës së saj kushtetuese, duke zbatuar parimet kushtetuese që janë të detyrueshme në këtë drejtim, të përcaktojë nëse në rastin konkret dispozitat e KEE-së nuk janë të vetëzbatueshme dhe, më tej, duke arritur në përfundimin se dispozita e vetme e zbatueshme është shkronja “ë” e nenit 491 të KPP-së, të përcaktojë se nuk ka asnjë interpretim të saj që është i pajtueshëm me parimet kushtetuese që gjejnë zbatim. Vetëm pasi gjykata referuese të ketë arritur, mbi bazën e një analize të tillë, në përfundimin që ka vetëm një dispozitë të zbatueshme, e cila mund të interpretohet vetëm në atë kuptim që vë në dyshim kushtetutshmërinë e saj, duke e vënë në pamundësi ta zbatojë për zgjidhjen e çështjes konkrete, ajo mund të vërë në lëvizje kontrollin incidental të normës ligjore.
33.Gjykata, në ushtrim të kompetencës së saj interpretuese, në kuptim të nenit 124 të Kushtetutës, ka theksuar se kjo nuk nënkupton formulimin e interpretimeve tërësisht abstrakte të normës kushtetuese, pasi do ta vinte atë në rolin e organit që jep opinione këshillimore për mënyrën se si duhet të veprojnë në të ardhmen institucionet kushtetuese. Në rast se Gjykata do të jepte vendime interpretuese in abstracto, duke mos u shprehur përfundimisht për kushtetutshmërinë e aktit që ka ardhur si pasojë e ushtrimit të veprimtarisë përkatëse të subjektit, ky vendim do të merrte karakteristikat e kontrollit paraprak të kushtetutshmërisë (shih vendimin nr. 29, datë 30.06.2011 të Gjykatës Kushtetuese). Në këtë kuptim, Mbledhja e Gjyqtarëve, duke theksuar rëndësinë e parimit të subsidiaritetit dhe duke njohur rëndësinë e Vendim i Mbledhjes së Gjyqtarëve Kërkuese: Gjykata e Lartë Faqe 15 rolit kushtetues të Gjykatës së Lartë në interpretimin e ligjit, vëren se në thelb pretendimet dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje prej saj synojnë orientimin e Gjykatës së Lartë për mënyrën se si të veprojë ajo në një situatë të caktuar. Për rrjedhojë, Mbledhja e Gjyqtarëve arrin në përfundimin se këto pretendime ngjajnë me kërkimin e formulimit të opinioneve këshillimore për mënyrën se si duhet të veprojë gjykata referuese, çka nuk hyn në juridiksionin kushtetues. Gjykata e Lartë ka referuar në Gjykatë çështjen konkrete, duke e bazuar, në thelb, në parashtrimin e disa pyetjeve me natyrë teorike që lidhen edhe me identifikimin e ligjit të zbatueshëm në renditjen hierarkike të akteve ligjore që janë në fuqi dhe që rregullojnë marrëdhëniet e ekstradimit mes shteteve, por pa dhënë arsye të mjaftueshme nëse këto norma dhe cilat prej tyre janë të zbatueshme në rastin konkret.
34. Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se gjykata referuese nuk legjitimohet për vënien në lëvizje të kontrollit incidental të normës ligjore, në kuptim të nenit 145, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 68 të ligjit nr. 8577/2000, për pasojë çështja nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare.
PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të neneve 31, 31/a dhe 68 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,
V E N D O S I: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Por çfarë parashikon neni 491 i Kodit të Proçedurës Penale?
Në këtë Nen janë Parashikuar disa momente kur Shqipëria mund të refuzojë ekstradimet dhe në gërmën ë thuhet: kur eshte parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit te shtetit të kërkuar
Neni 491 Mospranimi i kërkesës për ekstradim (Ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) Nuk mund te jepet ekstradimi:
a) per nje veper me karakter politik ose kur rezulton qe ai kerkohet per qellime politike;
b) kur ka arsye te mendohet se personi qe kerkohet do t’u nenshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve per shkak te races, fese, seksit, shtetesise, gjuhes, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqerore ose denimeve a trajtimeve te egra, c’njerezore a poshteruese ose veprimeve qe perbejne shkelje te nje te drejte themelore te njeriut; c) kur personi qe kerkohet ka kryer nje veper penale ne Shqiperi;
c’) kur ka filluar procedimi ose eshte gjykuar ne Shqiperi edhe pse vepra eshte kryer jashte shtetit;
d) kur vepra penale nuk parashikohet si e tille nga legjislacioni shqiptar;
dh) kur per vepren penale eshte dhene amnisti nga shteti shqiptar;
e) kur personi i kerkuar eshte shtetas shqiptar dhe nuk ka marreveshje qe te parashikoje ndryshe;
ë) kur eshte parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit te shtetit të kërkuar;
f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.