Tetë shtetas italianë janë dënuar me 66 vite burg në total nga Gjykata e Tiranës për mashtrim me call-centerat në vlerën e 5.7 milionë Euro.
Ata u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik dhe fshehje të të ardhurave. Shtatë prej tyre u dënuan secili me nga 9 vite burgim, ndërsa i teti me 3 vite.
Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.
Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.
Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 17.04.2024 nga ana e Prokurorise u kërkua dhe u pranua:
Deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve:
Benedetto Messina banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal. Dënuar me 9 vite burg;
Davide Armanno banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal, dënuar me 9 vite burg;
Davide Osman banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
Giuseppe Tortorici banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
Luca Falsone banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
Mattia Falsone banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
Maurizio Giacalone banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;
Ana Stoicapër kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me 3 vjet burg.
Subjektet Juridike:
VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ITALIA NETËORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BOOM BOOM NETËORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
“LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe
“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik