Ish-deputeti i PD dhe pedagogu i Gazetarisë, Mark Marku, ka pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për një intervistë në podcastin e tij.
Ndër të tjera, Marku ka treguar një histori me një person në kërkim që kishte të njëjtin identitet, dhe që në një moment për pak i kushtoi lirinë.
Mark Marku: Ishte një person në kërkim me emrin Mark Pjetër Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja në kur kaloja nëpër nëpër doganë, nëpër kështu, – Je në kërkim! Por, ngaqë më njihni nuk më pengonin.
Edhe unë bëja shaka; – Kush më kërkon? Edhe në një moment një police që nuk më njihte në portin e Durrësit, po kthehesha nga Bari në Shqipëri, tha ti qenke në kërkim, ti je në kërkim tha.
Thashë kush më kërkon? I thashë unë me shaka. Tha edhe kriminel, edhe bën humor, dhe lajmëronte aty në radio që kemi kap atë kriminelin e shumëkërkuar etj. Erdhi shefi i kufirit aty dhe më njohu. I tha hajde pak hajde këtu ta shpjegojmë, çfarë është kjo. Aty e mora seriozisht unë. Është një person në kërkim, pastaj hyra se duhej të bëja sqarim, se kisha hall se do të ndalonin në ndonjë aeroport ndërkombëtar, se këtu nuk kishte problem dhe më tha duke parë personat që kishin kaluar në TIMS atë vit ishin 108 vetë me emrin Mark, me emrin e babës Pjetër.
Kryeministri Edi Rama: Të ndryshëm.
Mark Marku: Të ndryshëm, që kishin kaluar në sistemin TIMS, jo në Shqipëri. Kështu që kjo ka të mirën dhe të keqen, se je shumë i dubluar …
Kryeministri Edi Rama: Bën njëri një krim dhe pastaj janë 107 të tjetër që mund të kapen.