Të protestosh është më shumë se demokraci, është ekzistencë humane e cila dallon njeriun nga i gjithë korpusi frymorë që bashkëjeton në planetin tokë.
Sa herë këto javë, është njoftuar protesta tek Bashkia Tiranë. Me endje kam pritur të shoh organizimin, mesazhet, objektivin dhe vijimin.
Pjesmarrjen? Jo se nuk më intereson, por protetsa bëhet edhe me pak njerëz. Ndaj spo ndalem sa ishin e sa kapi droni.
Ajo që po kuptoj është: Kjo protestë po i shtron rrugën “Lali Erit”, Erion Veliajt drejt postit të Kryeministrit.
Ja e vure flakën? Po çdo djegësh
Ja e shtyve Pështyve dhe Përçundove Policin? Po ai është shërbyes publik me pagë. A mundesh ta bindësh edhe policin të protestojë?
Veliaj ka ardhur vetë nga protesta, popo kush e harron ja disa foto:
Tani: të protestosh tek Bashkia kur pushteti i vetëm që ka është qyteti?
Mos vallë opozita synon të marrë atë që humbi Belind Këlliçi dhe kaq mjafton?
Mos vallë opozita kërkon pazar tek Erion Veliaj, me flakët e stisura?
Disa drejtor të arrestuar janë vërtet një arsye për protestë, por pushtetin sta jep Bashkia. Pushtetin ta jep vota.
Pushtetin ta jep populli, ndaj zgjedhjet lokale janë shumë më larg nga zgjedhjet për tu përballur me Edi Ramën në 2025 e nderuara opozitë. Ju kërkoni qeverinë, apo mjafton një bashki?
Të protestosh sërish tek dera e Bashkisë Tiranë tregon vërtet se Opozita e ka kuptuar e para: Kryeministri i ardhshëm është Erion Veliaj.
Ndërsa ende opozita si ka dhënë një përgjigje publikut: si vallë protesta e saj bëri bashkë shumicën e ndërkombëtarëve USA- BE të dal krah Veliaj? Ajo që meriton të pranohet është: PROTESTA VLEN, uroj që e rradhës të ketë vërtet qartësi dhe kuptim✌️